Aktualitet

Sulejman Mema: Duka ka sjellë risi, selia e FSHF më e mirë se në Norvegji e Zvicër

25 Janar 2022, 21:20 Nga DOSJA
Sulejman Mema: Duka ka sjellë risi, selia e FSHF më e mirë se

TIRANË – Ish-kryetari i Shoqatës Rajonale të Futbollit “Tirana”, Sulejman Mema, vlerësoi punën e bërë nga presidenti i FSHF-së Armand Duka në futbollin shqiptar dhe institucionin e federatës. Në emisionin “A Show”, ish-futbollisti i njohur dhe specialisti i futbollit iu përgjigj deklaratave të ish-komentatorit të futbollit Dritan Shakohoxha se FSHF ka degraduar futbollin në nivelin e Iranit, ndërsa zyrat e reja i ka më të mirë se Federata Norvegjeze e Futbollit.

“Di që Duka kërkon mandatin e pestë a të gjashtë. Nuk e di akoma nëse është regjistruar se e pashë që ende s’ka vendosur. Mendoj që duke parë vitet që ka punuar Duka në FSHF shikoj që ka ecuri në çdo mandat të tij, ka patur risi. Selia e re e FSHF është më e bukur se e Norvegjisë. Kur futesh brenda ndihesh komod. Selia është më e mirë edhe se Nioni në Zvicër (selia e UEFA). Irani ka futboll shumë të mirë”, u shpreh Mema.

Dritan Shakohoxha ka shpallur kandidaturën për president të FSHF-së.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet armand duka dritan shakohoxha sulejman mema armand duka dritan shakohoxha sulejman mema

Sondazh

Poll