Aktualitet

Eksperti i kriminalistikës: Droga që mbush Italinë vjen e gjitha nga Shqipëria

25 Janar 2022, 20:53 Nga DOSJA
Eksperti i kriminalistikës: Droga që mbush Italinë vjen e gjitha

TIRANË– Vincenzo Musacchio, eksperti italian i kriminalistikës është shprehur se origjina e të gjithë drogës që furnizon Italinë është Shqipëria. Në një lidhje me Skype në “A Show”, Musacchio tha se vetëm dje është shkatërruar një grup që shpërndante drogë, me anëtarë kryesisht shqiptarë. 

Eksperti shtoi se mafiet shqiptare sot janë në të njëjtin nivel me ‘Ndranghetën, Camorra, Cosa Nostra.

“Kërkesat për lëndë narkotike në Europë janë në rritje. Tregu kërkon edhe më shumë drogë. Dhe këto mafie do të jenë edhe më të fuqishme. Ne mendojmë se janë njerëz budallenj, por në fakt janë të zgjuar, kanë aftësi dhe vizion të qartë të gjendjes, dinë si të veprojnë, sepse kanë mësuar nga mafia italiane dhe janë përmirësuar. Sot, mafia shqiptare, për mua mafia dhe kriminaliteti i organizuar janë e njëjta gjë, në Shqipëri mund të ketë kuptim të ndryshëm, por nënkuptojnë një gjë të vetme. Dje janë arrestuar në Molise, nga një operacion i madh policor dhe krerët e mafies u arrestuan. Eksponentët kryesorë ishin shqiptarë. E gjithë droga që vjen te ne, në Molise, Pulja, Kalabri, është e gjitha drogë që vjen nga Shqipëria. Ja pse, me këtë forcë, me këtë pushtet ekonomik, mafiet shqiptare sot janë në të njëjtin nivel me Ndranghetën, Camorra, Cosa Nostra. Edhe me mafien Puljeze kemi bashkëpunim të ri. E gjithë droga që vjen nga këto anë, është drogë nga Shqipëria,”- tha Musacchio.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll