Aktualitet

Sulejman Mema: Veliaj hodhi helm ndaj meje, nuk marr pagë nga SHRF ‘Tirana’

25 Janar 2022, 21:11 Nga DOSJA
Sulejman Mema: Veliaj hodhi helm ndaj meje, nuk marr pagë nga SHRF

TIRANË – Ish-kryetari i Shoqatës Rajonale të Futbollit “Tirana” Sulejman Mema pranoi se qeveria po tenton të marrë nën kontroll institucionin e FSHF nisur nga përplasjet e fundit mes kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe presidentit të FSHF-së Armand Duka. Në studion e emisionit “A Show”, ish-futbollisti dhe ish-trajneri i Tiranës tha se marrëdhëniet qeveri-FSHF u ftohën pas suksesit të kualifikimit historik në kampionatin europian të 2016 në Francë.

Për sa i përket mbledhjes së anëtarëve të disa shoqatave sportive të Tiranës me Veliajn e realizuar disa ditë më parë, Mema tha se disa prej anëtarëve, që punojnë dhe në arsim janë kërëncuar nga institucionet shtetërore dhe këto i kanë deklaruar në FSHF.

I pyetur rreth kërkesës së faljes nga Veliaj për ofendimet e rënda dhe gjuhën kërcënuese të përdorur ndaj Memës, ky i fundit tha se Veliaj hodhi helm ndaj tij duke e akuzuar se merr pagë te Shoqata Rajonale e Futbollit “Tirana”, të cilën e drejtoi për 4 vite. Ai theksoi se paguhet si komentator dhe specialist futbolli në “Digitalb” dhe nuk merr asnjë para nga SHRF “Tirana”.

“Nuk është problemi për famë. Emrin e kam fituar me kohë. Nuk më vjen mirë të përgojohem për këto probleme. Ka shumë kohë më parë jo tanim qeveria kërkon ta marrë FSHF. Nga koha kur Shqipëria shkoi në EURO 2016, marrëdhëniet mes shtetit dhe FSHF ndoshta u ftohën. Ecuritë e kohëve të fundit kanë dalë ashiqare për të administruar që ende nuk e kanë kapur edhe institucionin e futbollit.

Nuk kishte batuta në mbledhje. Një ditë para më ka thirrur ata që kanë qenë kundërshtarë që punojnë në shtet, mësues të edukimit fizik, punojnë në arsim. U kanë bërë presion dhe ua kanë transmetuar në federatë. Disa kohë përpara, ka pas ndërhyrje nga shteti dy herë radhazi. 

Me ato që ka thënë me presor Memën, hedh dhe pak helm se ka thënë që Mema merr rrogë këtu, aty, te shoqata. S’kam marrë ndonjëherë rrogë te shoqata, kam kohë që punoj në Digitalb, kam numër NIPT-i, kontribuoj si komentator dhe specialist futbolli”, deklaroi Sulejman Mema në “A Show”.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet erion veliaj sulejman mema erion veliaj sulejman mema

Sondazh

Poll