Aktualitet

EMRI-Arrestohet i riu që vuri tritolin tek shtëpia e Dukës, fqinj me kreun e FSHF-së

25 Janar 2022, 20:54 Nga DOSJA
EMRI-Arrestohet i riu që vuri tritolin tek shtëpia e Dukës, fqinj

DURRËS– Arlen Hasanaj, 34 vjeç, banues në të njëjtën lagje me kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit rezulton të jetë personi që ka vendosur tritolin ne derën e Armand Dukës, një natë më parë. 34-vjeçari është vënë në pranga këtë mbrëmje nga blutë e Durrësit. Aktualisht, ai ndodhet në komisariatin e Policisë Durrës dhe po merret në pyetje. Hasanaj rezulton të jetë pronari i një biznesi në Durrës dhe ende nuk dihet cilat janë shkaqet që mund ta kenë shtyrë të bëjë një veprim të tillë.

Ai u pikas nga kamerat e sigurisë që rrethojnë shtëpinë tre katëshe të Dukës në momentin që ndizte fitilin e lëndës plasëse. Dosja.al publikoi sot edhe pamjet nga momenti kur një person me kapuç në kokë ka vendosur tritolin në derën e banesës së kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit. Aty shihej se si i maskuari fillimisht kalon larg derës për të vëzhguar nëse ka njeri jashtë në oborr, e pasi sigurohet, bën kthesën dhe ndez fitilin duke krijuar edhe dritë. Nga pamjet, fytyra nuk i shquhej. 

Tritoli shkaktoi dëme materiale dhe portën e jashtme të shtëpisë së Dukës e nxorri jashtë përdorimit. Në momentin që ndodhi shpërthimi, na banesë ndodhej gruaja e kreut të FSHF-së bashkë me djalin, por fatmirësisht ata nuk pësuan asnjë lëndim. Vetë Duka drejtoi gishtin nga kundërshtarët e tij, duke qenë se tritoli erdhi në një kohë kur po përplasjes me kryebashkiakun Erion Veiaj për zgjedhjet në FSHF. 

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Lëvizte me ML, kamerat pikasën biznesmenin Hasanaj teksa mbërrinte në lagjen e Dukës

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arlen hasanaj armand duka arrestohet arlen hasanaj tritol ne shtepine e armand dukes arlen hasanaj armand duka arrestohet arlen hasanaj tritol ne shtepine e armand dukes

Sondazh

Poll