Aktualitet

Lëvizte me ML, kamerat pikasën biznesmenin Hasanaj teksa mbërrinte në lagjen e Dukës

25 Janar 2022, 21:47 Nga DOSJA
Lëvizte me ML, kamerat pikasën biznesmenin Hasanaj teksa

DURRËS– Arlen Hasanaj, 34 vjeç, administrator i një biznesi në qytetin e Durrësit është identifikuar nga kamerat e sigurisë. Mësohet se Hasanaj është pikasur nga pamjet filmike në momentin që futej në lagjen numër 4 të qytetit bregdetar, pak para se të vendosej tritoli në shtëpinë e kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

Ai është parë me makinën e tij të llojit “Mercedes Benz”, tip ‘ML’. Hasanaj për momentin ndodhet në komisariat dhe po merret në pyetje nga blutë që e kanë arrestuar. Ai u vu në pranga në momentin që do të futej në banesën e tij, shumë pranë asaj të Dukës.

LAJM KRYESOR: EMRI-Arrestohet i riu që vuri tritolin tek shtëpia e Dukës, fqinj me kreun e FSHF-së

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet armand duka tritol ne shtepine e armand dukes armand duka tritol ne shtepine e armand dukes

Sondazh

Poll