Aktualitet

Ende pa vendim! Gjykata i jep Bashës vërtetimin për tu regjistruar në zgjedhje

25 Janar 2022, 20:24 Nga DOSJA
Ende pa vendim! Gjykata i jep Bashës vërtetimin për tu

TIRANË– Gjykata e Tiranës i ka lëshuar një vërtetim kryedemokratit Lulzim Basha ku e përcakton atë si kryetar të Partisë Demokratike, edhe pse zyrtarisht i ka skaduar mandati. Në shkresën zyrtare të firmosur nga Sekretarja e regjistrit të partive politike në Gjykatën e Tiranës thuhet se kryetari i Partisë Demokratike me inicialet ‘PD’ ose ‘PDSH’, e themeluar në 19 dhjetor të vitit 1990, është Basha. Këtë vendim, Basha e ka tërhequr për t’ia dërguar kreut të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi për tu regjistruar në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.

Në fakt, institucionet e drejtësisë nuk kanë marrë ende një vendim për të legjitimuar kryetarin e PD-së, post për të cilin pretendojnë të dyja palët, si Basha, ashtu edhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Partia Demokratike ka depozituar në Gjykatë kërkesën për njohjen e ndryshimeve të statutit të partisë dhe të organeve të reja, të zgjedhura në Kuvendin Kombëtar të datës 17 korrik 2021. Data e shqyrtimit të kësaj kërkese është caktuar 15 shkurti. Edhe ish-kryeministri Sali Berisha ka depozituar në Gjykatë për të njohur ndryshimet e bëra në kuvendin e 11 dhjetorit të mbajtur në stadiumin ‘Air Albania’, ku Basha u shkarkua si kryetar partie. Për kërkesën e Berishës nuk ka ende një datë se kur do të shqyrtohet. 

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore gjykata e tiranes lulzim basha sali berisha gjykata e tiranes lulzim basha sali berisha

Sondazh

Poll