Aktualitet

Trup i pajetë në hyrje të fshatit, gjendet i vdekur një 56-vjeçar në Pogradec

25 Janar 2022, 16:03 Nga DOSJA
Trup i pajetë në hyrje të fshatit, gjendet i vdekur një

POGRADEC – Një 56-vjeçar nga fshati Gështenjas i Pogradecit është gjetur i vdekur në hyrje të fshatit Zagorçan. Policia e Pogradecit komunikon se i ndjeri është shtetasi me inicialet A.C.

Dyshimet paraprake për vdekjen e tij lidhen me ndonjë arrest të mundshëm kardiak, pasi në trup nuk janë gjetur shenja dhune. Megjithatë, po punohet për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes së A.C. në Zagorçan.

NJOFTIMI I POLICISË SË POGRADECIT:
Më datë 25.01.2022, rreth orës 15:00, jemi njoftuar se në hyrje të fshatit Zagorçan, Pogradec, është gjetur i pajetë, pa shenja dhune, shtetasi A. C., 56 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, Pogradec, i cili nga të dhënat e para dyshohet se mund të ketë humbur jetën nga infarkti i zemrës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet gjendet nje trup i pajete infarkt ne zemer pogradeci gjendet nje trup i pajete infarkt ne zemer pogradeci

Sondazh

Poll