Aktualitet

Raporti i “TI” për korrupsionin në Shqipëri,Jaço:Duhet vullnet i gjithanshëm politik

25 Janar 2022, 15:07 Nga DOSJA
Raporti i “TI” për korrupsionin në

TIRANË- Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri, Enio Jaço u shpreh i shqetësuar për raportin e organizatës “Transparency International” lidhur me nivelin e korrupsionit në Shqipëri. Jaço shtoi se është për të ardhur keq që Shqipëria nuk po arrin të afrojë investitorë si dhe të mos zhvillojë potencialet e saj ekonomike.

“Lexova intervistën e Lidija Prokic, Këshilltare për Evropën Lindore dhe Juglindore e Transparency International në Zërin e Amerikës. Është për të ardhur keq, që në një hark prej 10 vitesh, mungesa e Transparencës me Prokurimet Publike, zbatimi i pabarabartë i ligjit dhe qasja autoritare e qeverive ka bërë që Shqipëria të ngecë në progresin me antikorrupsionin. Me një mungesë të thelluar përparimi, Shqipëria nuk po i lëshon sinjale pozitive investitorëve por as po zhvillon potencialet e saj”,
tha fillimisht kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri.

Për luftën ndaj korrupsionit, Jaço bëri thirrje që të ketë vullnet të gjithanshëm politik dhe bashkëpunim me të gjitha palët për të zbatuar praktikat kundër përhapjes së korrupsionit.

“Shqipëria nuk ka më kohë për të humbur dhe korrupsioni është humbja më e madhe për vendin. Duhet një vullnet i gjithanshëm politik, institucional dhe bashkëpunim i të gjithë aktorëve që praktikat anti-korrupsion të bëhen realitet”, bëri me dije presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri, Enio Jaço.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet dhoma amerikane e tregtise enio jaço raporti i transparency international dhoma amerikane e tregtise enio jaço raporti i transparency international

Sondazh

Poll