Aktualitet

Hakmarrja që çoi në krim, pajtuesi i gjaqeve: Viktima tentoi pajtimin në vitin 2009

25 Janar 2022, 15:13 Nga DOSJA
Hakmarrja që çoi në krim, pajtuesi i gjaqeve: Viktima tentoi

LEZHË– E ndërsa në Manati tek familja Lekgjonaj  po kryhet ceremonia mortore, para hetuesve 17-vjeçari nuk ka shprehur pendesë për vrasjen e djeshme. Për këtë ngjarje ka reaguar dhe misionari i pajtimit të gjaqeve, Pjetër Gjoka.

Ngjarja e ditës së djeshme i ka befasuar pasi prej vitesh nuk kishte konflikte mes palëve. Ai është shprehur se në 2009-ën nga vetë viktima ka pasur një tentativë për pajtim. Gjithashtu ai theksoi se dhe nga fisi i Pervathit u është thënë se ka një pajtim të momentit por jo një zgjidhje të përhershme të situatës.

Misonari i pajtimit të gjaqeve shpreson që ngjarja të mbyllet me kaq dhe që gjakmarrja të mos shkaktojë më tepër tragjedi për këto familje.

Marrë nga Top Channel

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet pjetër gjoka pjetër gjoka

Sondazh

Poll