Aktualitet

GJAKMARRJA/Vrau 65-vjeçarin!Përvathi nuk pendohet, vrasësi i babait s’vuajti dënimin

25 Janar 2022, 09:40 Nga DOSJA
GJAKMARRJA/Vrau 65-vjeçarin!Përvathi nuk pendohet, vrasësi i

LEZHË– Florian Përvathi nuk shpreh pendesë për vrasjen e Lekë Lekëgjonajt. 17-vjeçari i cili ndodhet në paraburgimin e Lezhës, nuk është në gjendje të mirë psikologjike mirëpo ka dëshmuar se krimin e ka kryer për hakmarrje. Vëllai i dy vëllezërve dhe një motre e kishte planifikuar vrasjen e Lekë Lekëgjonajt pasi do merrte hakun e të atit, të vrarë nga vëllai i viktimës në vitin 2009.

Përvathi u fut ditën e djeshme brenda oborrit të shtëpisë së Lekgjonajt, në fshatin Manati të Lezhës. Sapo 65-vjeçari zbriti nga makina, i riu qëlloi në drejtim të tij e më pas për tu siguruar që ai kishte vdekur qëlloi sërish, duke u larguar më pas nga vendi i ngjarjes me një automjet tip “Audi” që e priste në rrugën kryesore. Shtëpia ku ndodhi krimi ishte e vëllait të viktimës, i cili kishte kryer vrasje dhe aty nuk jetonte njeri.

Një i afërm i të riut ka zbuluar për mediat se 17-vjeçari ishte artist. Këtë e dëshmojnë dhe fotografitë që ai postonte në rrjetin e tij ‘Instagram’. Në këtë të fundit, qytetarët shqiptarë e kanë përgëzuar Përvathin, pasi mori hakun e të atit.

“Nuk jam hakmarrës, thjesht të rikthej nderin”, shkruante Florian Përvathi në Instagram.

PËRSE MORI HAK I RIU?

17-vjeçari vendosi të merrte hakun e të atit, Gjon Përvathi, i cili u ekzekutua nga Ndue Lekgjonaj në vitin 2009, me motivin se i kishte bllokuar rrugën. Pasi kreu vrasjen, Lekgjonaj u vetëdorzua në Polici, duke pranuar edher plagosjen e dy personave të tjerë po në të njëjtën ngjarje. Lekgjonaj, teksa tentonte që të largohej nga skena e krimit, kishte aksidentuar edhe djalin e madh të viktimës e të afërmin e tyre, por fatmirësisht kësaj here pa i kushtuar jetën. Megjithatë drama në jetën e 4-vjeçarit (asokohe) nuk përfundoi këtu. Në gjendje të rënduar psikologjike, nëna e 17-vjeçarit, Martine Përvathi vendosi që të ndërmerrte një akt të rëndë duke i thënë fund jetës, po të njëjtën ditë me vrasjen e të shoqit, pasi mendoi se edhe i biri kishte ndërruar jetë. Duke lënë kështu jetimë 4 fëmijë.

SI U LIRUA VRASËSI I TË ATITI TË 17-VJEÇARIT NË VITIN 2009?

Prokurori Agim Dalipi, ( sot është i shkarkuar nga vetingu) kërkoi në vitin 2009 dënimin prej 12 vitesh burg për Ndue Lekgjonaj, që i mori jetën me paramendim për shkak të konflikteve të mëparshme Gjon Përvathit. Përmes gjykimit të shkurtuar shkonte në 8 vite burg. Gjyqtarja e Lezhës, Gentiana Muçaj e uli edhe më tej këtë dënim minimal të kërkuar nga prokuroria, duke vendosur 10 vite burg për Ndue Lekgjonaj dhe përmes dënimit të shkurtuar autori ka lërë qelinë brenda 7 vitesh dhe është larguar jashtë vendit. Kjo ishte një arsye që nxiti edhe më tej gjakmarrjen e cila u përfundua ditën e djeshme nga adoleshenti.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Mori hakun e babait!Përvathi në rrjetet sociale:Nuk jam hakmarrës, të rikthej nderin

Mori hak për babain/17-vjeçari nuk shpreh pendesë, ndihet i ngarkuar psikologjikisht

I riu vrau 65-vjeçarin, i afërmi: Ishte artist, babain ia vranë për një dhi

U ekzekutua për gjakmarrje! Ky është 65-vjeçari i vrarë, familja hap dyert e mortit

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet ekzekutohet leke lekgjonaj florian pervathi leke lekgjonaj ekzekutohet leke lekgjonaj florian pervathi leke lekgjonaj

Sondazh

Poll