Aktualitet

PS dërgon në KQZ dokumentet për regjistrim në zgjedhjet e pjesshme lokale

25 Janar 2022, 13:10 Nga DOSJA

TIRANË– Partia Socialiste ka depozituar në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve dokumentacionin për regjistrimin e partisë për zgjedhjet e pjeshme vendore të datës 6 mars 2022, për kryetarë të bashkive. Dokumentacioni është derguar nga Sekretari i Përgjithshem i PS-së, Damian Gjiknuri.

Fushata elektorale për zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 bashkitë vendit që do të mbahen më 6 mars do të nisë më 19 shkurt. Ky ishte vendimi që u miratua tre ditë më parë pas propozimit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi. Kandidatët do të kenë vetëm 14 ditë kohë për fushatën e tyre.

Cilat bashki janë pa kryetar?

Për momentin Shkodra është drejtohet nga një kryetare me mandat të përfunduar kushtetues, Voltana Ademi, e cila u rikthye në detyrë pas largimit të Valdrin Pjetrit. Dibra mbeti pa kryetar bashkia pasi Dionis Imeraj dha dorëheqjen. Durrësi ka Emirjana Sakon, pasi Valbona Sako u largua nga pozicioni i saj si kryebashkiake pas një gafe që bëri pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit. Kryebashkiaku Haxhi Memolla u nda nga jeta dhe për pasojë në krye të bashkisë së Rrogozhinës u komandua Edison Memolla. Lushnja pasi kryebashkiaku Fatos Tushe u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Në gjashtë bashkitë e vendit kudo të mbahen zgjedhje PS do të ketë 3 anëtarë të KZAZ, 3 anëtarë Partia Demokratike dhe 1 anëtar LSI-ja.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike partia socialiste zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 zgjedhjet e pjesshme lokale partia socialiste zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 zgjedhjet e pjesshme lokale

Sondazh

Poll