Aktualitet

35-vjeçari futet thikë në dorë për të grabitur argjendarinë në Durrës

25 Janar 2022, 14:38 Nga DOSJA
35-vjeçari futet thikë në dorë për të grabitur

DURRËS– Një 35-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Shtetit pasi akuzohet se ka tentuar që të grabisë një argjendari. I riu është arrestuar në flagrancë nga Policia, në momentin që ndodhej ende brenda biznesit. I riu, i identifikuar me iniciale L. B., kërcënimit me thikë, ka tentuar të vjedhë bizhuteri të ndryshme në argjendari.

Njoftimi i policisë:

Policia parandalon vjedhjen në një argjendari në Durrës, vihet në pranga 35-vjeçari. Shërbimet e Policisë morën informacion se një shtetas po tentonte të vidhte në një argjendari në bulevardin “Dyrrah”, nën kërcënimin e një thike. Menjëherë pas informacionit të marrë është organizuar puna dhe falë veprimeve të shpejta e profesionale të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, u bë e mundur kapja në flagrancë dhe arrestimi i shtetasit L. B., 35 vjeç, banues në Kavajë, i cili nëpërmjet kërcënimit me një armë të ftohtë (thikë), ka tentuar të vjedhë bizhuteri të ndryshme në argjendari.

Është sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e ftohtë ( thikë) e përdorur nga autori. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Durrës, për veprime të mëtejshme.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet durres policia e shtetit durres policia e shtetit

Sondazh

Poll