Aktualitet

Gjakmarrja në Lezhë/Vrasësi i babait të Përvathit u dënua 7 vjet, ç’kërkoi prokurori

25 Janar 2022, 12:14 Nga DOSJA

LEZHË– Vrasja e Lekë Lekgjonajt në Lezhë e ka historinë 13 vite më parë. 65-vjeçari u qëllua nga Florian Përvathi, i cili mori hakun për vrasjen e babait të tij, të kryer në vitin 2009.

Gjon Përvathi (i ati i 17-vjeçarit, Florian Përvathit) u ekzekutua nga Ndue Lekgjonaj në vitin 2009, me motivin se i kishte bllokuar rrugën.  Ishte Prokurori Agim Dalipi, i cili sot është i shkarkuar nga vetingu, ai që kërkoi në vitin 2009 dënim prej 12 vitesh burg për Ndue Lekgjonaj, që i mori jetën me paramendim për shkak të konflikteve të mëparshme Gjon Përvathit. Përmes gjykimit të shkurtuar shkonte në 8 vite burg.

Gjyqtarja e Lezhës, Gentiana Muçaj e uli edhe më tej këtë dënim minimal të kërkuar nga prokuroria, duke vendosur 10 vite burg për Ndue Lekgjonaj dhe përmes dënimit të shkurtuar autori ka lërë qelinë brenda 7 vitesh dhe është larguar jashtë vendit. Kjo ishte një arsye që nxiti edhe më tej gjakmarrjen e cila u përfundua ditën e djeshme nga adoleshenti.

LAJMIKRYESOR: GJAKMARRJA!Vrau Lekëgjonajn, 17-vjeçari u largua me ‘Audi’, nuk shpreh pendesë

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet agim dalipaj ekzekutohet leke lekgjonaj florian pervathi leke lekgjonaj agim dalipaj ekzekutohet leke lekgjonaj florian pervathi leke lekgjonaj

Sondazh

Poll