Aktualitet

Faturë për domatet? Braçe s’guxon të pyesë Ramën: Unë!? Shko ti… (VIDEO)

25 Janar 2022, 14:12 Nga DOSJA
Faturë për domatet? Braçe s’guxon të pyesë

TIRANË– Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka një “hall”. Nuk e di nëse kryeministri Edi Rama ka marrë faturë për domatet që bleu disa javë më parë me porosi të bashkëshortes së tij, Lindës. Në fjalën e tij sot, në Komisionin e Financave, Braçe ka ngritur pyetjen ndaj Ramës, por nuk ka pranuar që t’ja drejtojë ai?

“Nga Lushnja deri tek dyqani poshtë shtëpisë nuk ka asnjë faturë. 0. Mungesa e kësaj fature bëjnë që të dështojnë të gjitha politikat që kishim. Të gjitha! Pa dyshim, edhe ato që favorizonin fermerët. Edhe ato që bënin të interesuar grumbulluesit për të marrë prodhimin e fermerit. Për ta nxjerrë fermerin nga varësia. Hajde dalim bashkë pyete kryeministrin se bleu domate. Mori faturë? Shko e pyete! Kush ta pyesi, unë?,”-thotë Braçe në fjalën e tij.

Ndërkohë që jo më larg se dje, Rama kërkoi nga deputetët socialistë që për çdo pikëpyetje t’i adresohen ministrave, këshillë që Braçe ka vendosur që të vërë në zbatim me të vetë të parin. Por mesa duket nuk do t’ja bëjë vetë. Ia lë detyrën një tjetri, mjaft që të mos jetë ai që vë në dyshim Ramën e respektit të tij ndaj ‘’shtetit’.

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet edi rama erion brace edi rama erion brace

Sondazh

Poll