Aktualitet

Moti i keq/ Probleme me ambasadat shqiptare, LAJMËRIMI: Ja ku duhet të kontaktoni

25 Janar 2022, 13:02 Nga DOSJA
Moti i keq/ Probleme me ambasadat shqiptare, LAJMËRIMI: Ja ku duhet të

TIRANË- Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se për shkak të kushteve të vështira klimatike dhe situatës nga pandemia e koronavirusit, do të ketë kufizime në disa zyra diplomatike të Shqipërisë. “Pikat” që do të preken janë ato në Stamboll, Ankara, Mynih, Romë dhe Athinë. Sipas njoftimit zyrtar, në vendet e sipërpërmendura, pezullimi i punës vjen edhe si shkak i vendimit të qeverive përkatëse.

NJOFTIMI I PLOTË:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se për shkak të kushteve të vështira klimatike dhe situatës nga pandemia Covid-19, do të ketë kufizime apo ndërprerje të punës në përfaqësitë diplomatike të Shqipërisë në Stamboll, Ankara, Mynih, Romë dhe Athinë. Në disa prej shteteve të përmendura më lart, kufizimet apo ndërprerja e punës vijnë edhe si shkak i vendimit të qeverive përkatëse, për të përballuar situatën e krijuar nga pandemia dhe kushtet e vështira klimatike. Në raste emergjencash, lutem kontaktoni  në numrat e posaçëm të përfaqësive diplomatike: Stamboll: +905459461456; Ankara: +905449622617; Mynih: +4915237913997; Romë: +393420498192 dhe Athinë: +306941658183.  Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme mbetet e angazhuar për t’ju përgjigjur qytetarëve në kohë reale.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet mepj mepj

Sondazh

Poll