Aktualitet

Tritol Dukës/ Veliaj s’di armëpushim, padit FSHF. PS: S’duhet politizuar çështja

25 Janar 2022, 07:54 Nga DOSJA
Tritol Dukës/ Veliaj s’di armëpushim, padit FSHF. PS:

DURRËS– Shtëpia e kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka është ende e rrethuar nga Policia! Pasi një sasi e vogël tritoli iu vu mbrëmë derës së banesës së kreut të FSHF-së, sot ndodhia ka sjellë edhe reagimet e para. I pari dje që komunikoi për mediat ishte Duka, i cili drejtoi gishtin nga kundërshtarët e tij. Ndërkohë që kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj duket se nuk është “zgjuar” më i qetë duke sulmuar sërish Dukën.

Sot në konferencën e zhvilluar për “Sistemin e kontrollit të brendshëm në mirëmenaxhimin e financave publike”, Veliaj deklaroi se UEFA dhe FIFA janë shembulli më i mirë se kush abuzon, del para drejtësisë. Duke e lënë që të kuptohet qartë se për kë e ka. E nuk ka vonuar shumë që të mbajë edhe presimin, duke dorëzuar një padi në Prokurorinë e Tiranës për Ilir Shulkun, me detyrë Sekretar i Përgjithshëm i Federatë Shqiptare të Futbollit dhe Ardian Haçin, me detyrë Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë. Të dy akuzohen nga Veliaj se kanë manipuluar në bashkëpunim zgjedhjet për Kreun e Shoqatës Rajonale të Futbollit të “Tiranës”, të cilat u zhvilluan dje dhe i fitoi Krenar Alimehmeti.

Ndërsa lidhur me ngjarjen, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla kërkoi nga institucionet zbardhjen e të vërtetës, por shtoi se nuk duhet politizuar. Edhe pse këtë të fundit si mesazh duhet që t’ja dërgojë kolegut të tij socialist. Teksa palët përplasjen në distancë, Policia ndërkohë vijon nga puna për të gjetur autorin, i cili është kapur tërësisht nga kamerat e sigurisë siç duket edhe në videon e siguruar nga Dosja.al. Megjithatë ende nuk ka një emër dhe as porositësin që donte t’i dërgonte një “mesazh” Dukës. Ai dhe FSHF, janë kryefjala e lajmeve ditët e fundit, kjo për shkak të konfliktit të hapur me kryebashkiakun Erion Veliaj. Ky i fundit nuk lë rast pa e sulmuar, duke mos e kursyer as fjalorin vulgar. Ndërkohë që i premton edhe ndjekje penale nga SPAK, e gjitha e “porositur” nga vetë ai.

Mirëpo dje, gjatë kohës që shpërtheu tritoli, Veliaj ishte në një intervistë dhe e mohoi se kishte lidhje me ngjarjen. Po ashtu, Duka është akuzuar për manipulimin e zgjedhjeve në FSHF e po ashtu edhe për shpërdorim fondesh (2.1 mln dollarë të dhëna nga FIFA për pandeminë) nga Gjykata e Tiranës, ndërsa nga ana tjetër edhe FSHF ka dërguar në Gjykatë një audio të regstruar nga një mbledhje e Veliajt.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Ç’nuk la pa thënë në AUDIO+18! Veliaj: Jo ndonjë skandal i madh, fjalor çunash

I veshur me të zeza! FOTO e personit të dyshuar për tritolin te banesa e Dukës

Audio e Veliajt & tritoli te Duka! Balla: Reagimi i kolegut ka qënë shumë mbështetës

Tritoli në banesën e Dukës, Berisha: Akt terrori i klanit Edvin-Olsi Rama

Tritoli në derën e shtëpisë së Armand Dukës, shoqërohen 10 persona

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet armand duka erion veliaj fshf tritol ne shtepine e armand dukes zgjedhjet ne fshf 2022 armand duka erion veliaj fshf tritol ne shtepine e armand dukes zgjedhjet ne fshf 2022

Sondazh

Poll