Politike

Tritoli në banesën e Dukës, Berisha: Akt terrori i klanit Edvin-Olsi Rama

25 Janar 2022, 09:17 Nga DOSJA
Tritoli në banesën e Dukës, Berisha: Akt terrori i klanit

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar shpërthimin me tritol në banesën e kreut të FSHF-së Armand Duka si sulm të organizuar nga kryeministri Edi Rama dhe Olsi Ramës. Me anë të një postimi, Berisha shkruan se ngjarja është skandaloze e se e gjitha është bërë që Duka të japë dorëheqjen.

REAGIMI

Ne vend te votës, 60 plumba ne SMS, SKAPE dhe Tritol! Kjo nuk është republika moniste e Old Major-it te George Orewllit! Por kjo është narkorepublika moniste e Old Major-it te George Soros-sit! Tritoli ne derën e shtëpisë te Armand Dukes! Akt i mirëfilltë i terrorizmit shtetëror te klanit Edvin-Olsi Rama. Te dashur miq, një super skandal shpërtheu dy ditët e fundit ne fushatën zgjedhore te Federatës Shqiptare te Futbollit. Mediat njoftuan mbrëmë se ne derën e shtëpisë te Presidentit te Federatës Shqiptare te Futbollit, Armand Duka u vendos dhe shpërtheu një eksploziv i fuqishëm, tritol.Ky akt i mirëfilltë i terrorizmit shtetëror ndaj zotit Duka vjen si forme kulmore terrori ndaj tij i klanit te mafies shtetërore me te rrezikshme te Europes, Edvin dhe Olsi Rama. Ky klan mafioz meqenëse nuk sigurojnë dot votat për pushtimin ne zgjedhjet e 2 marsit te FSHF, ishullit te fundit qe nuk ndodhet ne pushtetin e tyre ka vendosur pushtojnë atë ‘manu militari’ qofte dhe me akte terroriste. Vendosja e Tritolit ne shtëpinë e Armand Dukes nga klani i mafies me te rrezikshme shtetërore te Evropës Edvin dhe Olsi Rama vjen pas një seri aktesh te tjera kriminale te ndërmarra per kete qellim ndaj tij nga ky klan. Kështu, pas manipulimeve te hapura ne zgjedhjen e delegateve dhe ndërsimit te SPAKU-t te partisë nëpërmjet gjethes se tyre te fikut Erion Veliaj, linçimit nëpërmjet mediave te narkoqeverise, kërcënimit me mesazhe per ‘60 plumba’ne koke’ ne rastse nuk largohet nga detyra, këta mafioze te rrezikshëm urdhëruan dje paradite dërgimin e banditëve tatimor ne bizneset e presidentit te FSHF me qëllimin e vetëm për ti imponuar dorëheqjen.

LAJMIKRYESOR: Durrës/ Tritol në derën e shtëpisë së Armand Dukës! Kreu i FSHF: Ishin kundërshtarët

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike sali berisha tritol ne shtepine e armand dukes sali berisha tritol ne shtepine e armand dukes

Sondazh

Poll