Politike

Foto me Trump, Meta ironizon sërish Bashën: I mban iso “Gruas së Bilalit”

24 Janar 2022, 20:45 Nga DOSJA
Foto me Trump, Meta ironizon sërish Bashën: I mban iso “Gruas

TIRANË – Presidenti i Republikës Ilir Meta ironizoi kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha duke thënë se po i mban iso “gruas së Bilalit”, etiketimit që ai i ka bërë kryeministrit Edi Rama. Në emisionin “Quo Vadis” kujton foton e kryedemokratit Lulzim Basha me ish-presidentin amerikan Donald Trump gjatë fushatës zgjedhore parlamentare të 2017-ës, të cilën e krahasoi me të Edi Ramës me ish-presidentin amerikan Barack Obama në 2012. Presidenti akuzoi kryeministrin me foton e realizuar me Obamën ka thyer ligje të SHBA.

” Z.Basha ka nje problem madhor ligjor me një foto që ka bërë me ish-Presidentin e SHBA dhe për të njëjtën arsye ai sot i mban ison ‘Gruas se Bilalit’. Më është dukur edhe më qesharake e absurde se ne të gjithë e dimë që një person, i cili ka një hall për shkak të një fotoje në rrugë të gabuar duke mos respektuar ligjet e atij vendi. I mban iso zonjës Bilali që ka probleme me ligjet e atij vendi kur bëjnë deklarata të tilla”, deklaroi Meta.

Pse Meta përmendi sërish “gruan e Bilalit?”

Kreu i shtetit e ka quajtur kryeministrin Edi Rama, kur ky i fundit e etiketonte si “burri i Monikës” në 2020, gjatë kohës kur të dy kishin përplasje të vazhdueshme politike. Meta u kundërpërgjigj se nëse kryeministri do të vazhdonte ta quante sërish “burri i Monikës”, ai do të quante “gruaja e Bilalit”.

Bëhet fjalë për biznesmenin shqiptar Bilal Shehu në SHBA, i cili sponsorizoi me 80 mijë dollarë realizimin e fotos së Edi Ramës gjatë kohës kur ishe lider i opozitës në Shqipëri me presidentin amerikan Barack Obama në vitin 2012. Për këtë foto, qarkulluan thashetheme se Rama u hoq si partneri i Bilalit për të realizuar foton me Obamën.

Në vitin 2017, një gjykatë amerikane vendosi ta dënonte me 1 vit Shehun me kushtin se nëse kryente tjetër vepër penale, do të burgosej. Vendimi kishte të bënte me foton e Ramës me Obamën në 2012.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike bilal shehu edi rama lulzim basha bilal shehu edi rama lulzim basha

Sondazh

Poll