Politike

Raporti i TI për korrupsionin, Basha: Rama po e mban Shqipërinë në vendnumëro

25 Janar 2022, 09:42 Nga DOSJA
Raporti i TI për korrupsionin, Basha: Rama po e mban Shqipërinë

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka komentuar lidhur me rënien në renditje të Shqipërisë në raportin për korrupsionin të “Transparency International”. Duke u bazuar tek rënia nga 36 në 35 pikë, Basha shkruan se ky raport është provë edhe njëherë se armiku i mirëqenies së shqiptarëve është korrupsioni. Ndërsa fajtor bën vetëm kryeministrin Edi Rama.

Raporti i fundit i “Transparency International” konfirmon se armiku i mirëqenies së shqiptarëve është korrupsioni. Përhapja e tij në çdo nivel të qeverisë Rama po e mban Shqipërinë në vendnumëro. Lufta kundër korrupsionit është sot interesi ynë kombëtar, për të çliruar vendin dhe institucionet e tij nga të korruptuarit. Ndonëse një grusht i vogël njerëzish po mundohen ta mbajnë peng të ardhmen, ajo tashmë ju përket shqiptarëve!,”-shkruan Basha në Twitter.

Organizata Transparency International ka publikuar raportin e përvitshëm për Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit në botë ku arrin në përfundimin se 86 për qind e 180 vendeve dhe territoreve, kanë bërë pak ose aspak përparim në luftën kundër korrupsionit në 10 vitet e fundit. Në raport thuhet se Shqipëria ka pasur një rënie prej një pike në krahasim me vitin e kaluar, nga 36 në 35 pikë. Ndërsa Kosova ka shënuar përmirësim, me 39 pikë, tre pikë më lart sesa një vit më parë.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike shqiperia transparency international shqiperia transparency international

Sondazh

Poll