Politike

“Do të doja që 24 korriku të ishte dje”, Meta:Do konsultohem me popullin e 2 marsit

24 Janar 2022, 21:23 Nga DOSJA
“Do të doja që 24 korriku të ishte dje”, Meta:Do

TIRANË – Presidenti Ilir Meta deklaroi se vendimin e tij se çfarë do të bëjë pasi përfundimit të mandatit presidencial në 24 korrik 2022 do ta publikojë pasi të konsultohet me qytetatët e 2 marsit. Në emisionin “Quo Vadis”, Meta tha se ndihet krenar për kontributin që ka dhënë për parandalimin e dhunës dhe kërcënimeve gjatë fushatës së zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021. Më tej, Meta shtoi se do të dëshironte dje të ishte data 24 korrik.

“Aktivizimi për zgjedhjet e 25 prillit 2021? Jam krenar, ishte për inkurajim për skenën se si kërcënoheshin qytetarët. Presidenti ka bërë angazhim publik të mirëdokumentuar me prokurorinë, SPAK dhe policinë për të parandaluar rastet e dhunës. Do të ishte parandaluar ajo ngjarja në Elbasan, nëse do të kishin reaguar organet.

Dhunë në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit? Nuk kam indicie për 6 marsin. Nuk dëshiroj të ngre shqetësime. Kemi patur probleme në rritje me votën e lirë. Duhet të rivendosim integritetin e votës së lirë.

24 korriku do të doja të ishte që dje. Që nga 26 prilli e ndiej se e kam përmbushur misionin. Ato arritje dhe mos arritje do t’i ndaj me qytetarët. 

Ndonjëherë më duket se jam socialisti i vetëm. I përkas sovranizmit. Do të jem më shpesh në të ardhmen. Nuk e thashë këtë gjë. Kam detyrim të konsultohem me popullin e 2 marsit”, bëri me dije presidenti Ilir Meta lidhur se çfarë hapi do të ndërmarrë pas përfundimit të mandatit të presidentit në 24 korrik 2022.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ilir meta zgjedhjet e 25 prillit 2021 zgjedhjet e pjesshme lokale 6 mars ilir meta zgjedhjet e 25 prillit 2021 zgjedhjet e pjesshme lokale 6 mars

Sondazh

Poll