Politike

Braçe përplaset me ministren Krifca:Bujqësia bëhet me punë, me foto bëhet Instagrami

24 Janar 2022, 19:58 Nga DOSJA
Braçe përplaset me ministren Krifca:Bujqësia bëhet me

FIER – Ish-kryeministri Erion Braçe reagoi për postimin e ministres së Bujqësisë Frida Krifca, e cila para dy ditësh promovoi serën e prodhimit të specave në fshatin Bubullimë. Deputeti socialist shkruan se fermerët janë të shqetësuar për çmimet, prodhimin, plehrat kimike, tatimet mbi produktet bujqësore, etj.

Ai shton në Facebook se shumica e serave në Shqipëri nuk janë siç propagandohen në fotografi.

Në fund, Braçe shkruan se bujqësia bëhet me punë, kurse me foto realizohet “Instagrami”

POSTIMI I ERION BRAçES:

Bujqesia behet me pune, me foto behet instagrami!

POSTIMI I FRIDA KRIFCËS:

Jemi drejt fundit të ciklit të mbjelljeve. Në serat diellore, me ujitje me pika të Agimit financuar me mbështetje nga programi IPARD ????? në Bubullimë të Lushnjes, punëtoret duararta mbjellin speca të varietetit babur. Ju bashkova për te ndjekur nga afër mbjelljet e sezonit të parë të këtij viti.
Punë të mbarë e plot me fryte e bereqet për të gjithë fermerët që mbjellin në mbarë vendin.
#Bashkë
#MeNjerëzitEPunës
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

 

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike erion brace frida krifca erion brace frida krifca

Sondazh

Poll