Politike

Ilir Meta: Shpopullimi i Shqipërisë, projekt i qartë dhe i qëllimshëm

24 Janar 2022, 22:06 Nga DOSJA
Ilir Meta: Shpopullimi i Shqipërisë, projekt i qartë dhe i

TIRANË – Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta deklaroi se largimi i masiv i qytetarëve shqiptarë nga Shqipëria është një projekt i qartë dhe i qëllimshëm për të defaktorizuar popullin shqiptar dhe vendin tonë. Në emisionin “Quo Vadis”, Meta kritikoi kryeministrin Edi Rama për marrëdhëniet jo të mira me ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe kreun aktual të qeverisë në Kosovë, Albin Kurtin. Ai ngriti si shqetësim faktin që Rama dakordësohet më herët me autoritetet serbe sesa ato shqiptare në Kosovë.

“Shpopullimi i Shqipërisë është një projekt i qëllimshëm. Gjithë këto veprime anormale janë të projektuara për të defaktorizuar Shqipërinë dhe shqiptarët. Përse duhet të padisë Kryeministri i Shqipërisë në Gjykatë Kryeministrin e Kosovës? Përse Kryeministri i Shqiperise merret vesh më parë me autoritetet më të larta të Serbisë se sa me të Kosoves? Ky është një projekt i qartë”, nënvizoi presidenti i Shqipërisë Ilir Meta.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama ilir meta shpopullimi i shqiperise edi rama ilir meta shpopullimi i shqiperise

Sondazh

Poll