Politike

Presidenti i ri nga PS? Meta: Në 2017 Rama u zotua se do zgjidhesha unë

24 Janar 2022, 20:19 Nga DOSJA
Presidenti i ri nga PS? Meta: Në 2017 Rama u zotua se do zgjidhesha

TIRANË – Presidenti Ilir Meta komentoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama se parlamenti do të zgjedhë për kryetar shteti një politikan nga radhët e Partisë Socialiste. Në studion e emisionit “Quo Vadis”, Meta u kthye pas në kohë, në vitin 2017 kur u zgjodh president i Republikës nga mazhoranca socialiste. Ai tha se propozimi që ai të zgjidhej kryetar shtetit erdhi nga radhët e mazhorancës socialiste. Madje, sipas tij, ishte vetë këmbëngulja se në rastin kur PD nuk pranoi të ofronte kandidatë për president, Meta ishte alternativa më e mirë.

“Une jam zgjedhur President me propozim të socialisteve. Ka qenë insistim i vetë z.Rama që në kushtet kur PD refuzoi ofertën që të merrte Presidentin, këtë detyre e mora me bindje për të shpëtuar institucionin e Presidentit nga ilegjitimiteti. Ka qenë një zgjedhje e imponuar nga rrethanat dhe uroj ta kem kryer me përgjegjshmëri të lartë këtë detyrë. Jam shumë krenar për gjithcka kam bërë këto vite. Midis pushtetit dhe demokracisë unë zgjedh të mbaj premtimin që kam bërë kur jam zgjedhur President, unë jam për demokracinë”, u shpreh presidenti Ilir Meta në emisionin “Quo Vadis”.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ilir meta ilir meta

Sondazh

Poll