Politike

Zgjedhjet e pjesshme lokale në 6 mars, Berisha: Do të marrim pjesë

24 Janar 2022, 19:24 Nga DOSJA

TIRANë – Ish-kryeministri Sali Berisha konfirmoi pjesëmarrjen e Komisionit të Rithemelimit të PD në zgjedhjet e pjesshme lokale të datës 6 mars. Qëndrimin e tij lideri historik demokrat e konfirmoi në një postim në Facebook. Berisha shkruan në komente se kandidatët do të zgjidhen me votime nga anëtarësia (primare), proces i ngjashëm si në SHBA.

POSTIMI I SALI BERISHëS:
-Të nderuar miq, më lejoni që në hapësirën për komente të tregoj pozicionin tonë për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.
-Ne kemi vendosur që në këto zgjedhje për kryetar në bashkitë Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnjë të marrim pjesë.
-Kandidatët tanë do t’i përcaktojnë anëtarët. Pra, do të bëhen zgjedhjet në struktura dhe kandidatët më të votuar do të jenë zyrtarisht kandidatë.
-QYTETARI vendos se kush do të jetë kandidat, as Sali Berisha, as Kryesia, askush tjetër.
-Ky proces është i ngjashëm me primaret në SHBA dhe është i dëshmuar si më i suksesshmi, transparenti dhe besojmë se do të sjell rezultatet më të mira për ne.
-I ftoj edhe njëherë të gjithë anëtarët që të bëhen pjesë e këtij procesi për t’i dhënë legjitimitetin e duhur secilit kandidat.
– Lista jonë padyshim se do të jetë listë fituese e këtyre zgjedhjeve të jashtëzakonshme në secilin kuptim të fjalës.

Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike po zhvillon mbledhje në disa qytete të vendit. Komisioni ka deklaruar se kandidatët e saj në zgjedhjet e afërta lokale do të zgjidhen përmes primareve. Në Lushje janë regjistruar 7 persona që dëshirojnë të kandidojnë për postin e kryetarit të bashkisë së këtij qyteti.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka uruar Dritan Abazoviç, pas zgjedhjes së tij si Kryeministër në Malin e Zi. Me anë të...

TIRANË- Demokratët do të mblidhen sërish në kuvend, por sërish të përçarë. Për palën përballë, takimi i së shtunës i...

TIRANË- Ministrja për Rininë Bora Muzhaqi gjatë seancës së sotme ka analizuar seancën e mëparshme plenare. Ajo ka marrë shembull,...

Arsyeja kryesore se përse mbështetësit e Berishës brenda dhe jashtë PD-së u rreshtuan kundër Bashës ishte sepse e akuzonin atë...

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Dosja.al është një iniciativë gazetarësh të rinj dhe njerëzish të lirë, që nuk ndikohet nga interesa politike apo biznesi. Informimi i paanshëm, qëndrimi i pavarur dhe etika profesionale janë parimet tona. Ka media të majta, të djathta, ka media në shërbim të partive apo biznesit, por ka edhe të pavarura, që kanë zgjedhur rrugën më të vështirë, por më të ndershme dhe më të sigurtë për të qenë të besueshëm. Dosja.al do të jetë gjithmonë e pavarur, e vërtetë, në krah të interesit publik.


[email protected]
+355 682676444

Kryeredaktor : Fjola Graçi



Gazetarë :
Kejsi Muça
Florida Mingla
Dezdemona Kolaveri
Alberta Boseta
Izmir Akulli
Daniela Andrellari
Dorontina Duraj
Jonida Cakoni


© 2021 Dosja.al - Developed by Tech Zero 1 .

Login to your account below

Please enter your username or email address to reset your password.

politike politike komisioni i rithemelimit te pd sali berisha zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 komisioni i rithemelimit te pd sali berisha zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll