Politike

Kriza e Ukrainës, Tritan Shehu thirrje Kuvendit: Rezolutë kundër rrezikut rus

24 Janar 2022, 17:43 Nga DOSJA
Kriza e Ukrainës, Tritan Shehu thirrje Kuvendit: Rezolutë kundër

TIRANË – Deputeti Tritan Shehu kërkoi nga Kuvendi i Shqipërisë që të miratohet së shpejti një rezolutë e përbashkët për të dënuar kërcënimet ruse ndaj Ukrainës dhe më gjerë. Në një postim në Facebook, Shehu shkruan se qeveria shqiptare po reagon në mënyrë të gabuar ndaj kërcënimeve ushtarake të Rusisë nëpërmjet pjesëmarrjes në iniciativën e përbashkët rajonale “Ballkani i Hapur”. Deputeti thekson se këto lëvizje po dëmtojnë Kosovën si dhe afrimi i tepërt i Shqipërisë me Serbinë, aleat i kahershëm i Rusisë, po i hap rrugë presioneve dhe aspiratave zgjeruese të Rusisë.

POSTIMI I TRITAN SHEHUT:
Kuvendi i Shqiperise duhet te reagoje, Shqiperia nuk mund te qendroje ne heshtje!

Keshtu ne kryejme nje sherbim te vlefshem ndaj vendit tone, Kosoves, Rajonit e pse jo dhe ndaj partnereve tane.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike tritan shehu tritan shehu

Sondazh

Poll