Politike

VD-“Lumja ti moj Korçë”, Meta: Shqetësohen çunat e shoqatës së Ballkanit të Hapur

24 Janar 2022, 12:45 Nga DOSJA
VD-“Lumja ti moj Korçë”, Meta: Shqetësohen

TIRANË– Presidenti Ilir Meta disa ditë më parë në Korçë u bë viral duke recituar vargjet e Naim Frashërit, pamje që menjëherë “pushtuan” rrjetet sociale. Megjithatë sot në një konferencë për mediat. Meta tha se nga vargjet që ai recitoi janë shqetësuar çunat e “shoqatës së Ballkanit të Hapur. Duke nënkuptuar kështu kryeministrin Edi Rama dhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.


“Unë e kuptoj që çunat e shoqatës së Ballkanit të Hapur janë të shqetësuar nga përmbajtja e vargjeve që unë recitova, që i dedikohen një akti patriotik të jashtëzakonshëm sikurse është hapja e shkollës së parë shqipe në Korçë. Ata janë të lirë të vazhdojnë me poezitë e Ballkanit të Hapur si “Ina Ina” etj, unë nuk jam kaq kozmopolit, jam pak i edukuar me dashurinë për atdheun, me dashurinë për më të mirën e trevave tona,”- deklaroi Meta.

LAJMI KRYESOR: 6 marsi, Meta: Unë s’garoj! Rama? E ka marrë malli, do të ballafaqohet me mua shpejt

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ilir meta ilir meta 24 janar 2021 ilir meta ilir meta 24 janar 2021

Sondazh

Poll