Sport

Xhixha i tregon Tiranës shtegun drejt titullit, por Dinamo e ka humbur rrugën!

24 Janar 2022, 20:53 Nga DOSJA
Xhixha i tregon Tiranës shtegun drejt titullit, por Dinamo e ka humbur

TIRANË– Tirana tregon edhe një herë se është skuadra për t’u mundur. Në javën e 17-të të kampionatit, bardheblutë fitojnë derbin ndaj Dinamos me shifrat 1-0 dhe blindojnë vendin e parë. Një 90 minutësh ku foli për bardheblutë të cilët ishin më këmbëngulës.

Në fundin e pjesës së pare lojtari i Dinamos Sidibe e largoi topin nga vija fatale, kurse më pas Simoni iu përgjigj Xhixhës dhe në një rast e ndihmoi shtylla pingule. Në pjesën e dytë, pikërisht në minutën e 58’ Bardhi shënoi për Dinamos, por VAR i prishi festën sulmuesit.

Xhixha më pas nuk fali në minutën e 69-të dhe e mposhti portierin Simoni, i cili nuk kishte pësuar në ndeshjet e fundit në portën e Dinamos. Praktkisht Tirana shkon  gjashtë pikët diferencë me Laçin e Kukësin, që i kishin vënë në presion.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport dinamo tirana xhixha dinamo tirana xhixha

Sondazh

Poll