Sport

VD-Zgjedhjet në shoqatën “Tirana”, Prodani: Listat janë manipuluar

24 Janar 2022, 15:02 Nga DOSJA
VD-Zgjedhjet në shoqatën “Tirana”, Prodani: Listat

TIRANË – Zgjedhjet për kryetarin e ri të shoqatës rajoale të futbollit “Tirana” u shoqëruan me debate dhe kontestime dotën e sotme. Kandidati Eduard Prodani denoncoi live për mediat se është manipuluar lista e pjesëmarrësve pasi numri real është 41 përfaqësues, por në sallë ka qenë të pranishëm 60 persona. Ai premtoi se do ta shqyrtojë çështjen me përfaqësus ligjorë.


“Listat jane manipuluar. Do të shikojmë të shqyrtojmë me përfaqësues ligjorë masat e mëtejshme. Në këtë godinë nuk duhet të bëhet mbledhja, është njësoj sikur mbledhjet e FSHF të bëhen në UEFA. Ka konflikt i pastër interesi. Nuk marrim pjesë në një asamble në një vend ku nuk e dimë se kush është brenda. Ne hymë në sallë mbi 60 veta njerëz që nuk i kemi parë, s’kishin lidhje me sportin, sporti duhet të avancojë para në vitin 2022”, tha Prodani duke akuzuar direkt Federatën Shqiptare të Futbollit.

Prokuroria e Tiranës ka nisur sot një hetim për presidentin e FSHF Armand Dukën, me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Vetëm pak orë më pas FSHF ka organizuar një konferencë shtypi, ku denoncon kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, për presion të hapur para zgjedhjeve për shoqatën rajonale të Tiranës. E kundërsulmi vjen i shpejtë edhe nga Duka! Menjëherë FSHF vë në dispozicion edhe një material audio, ku dëgjohet zëri i kryebashkiakut Veliaj, që kërkon mbështetjen në bllok të kandidatit Eduard Prodani, ndërkohë që nuk mund të numërohen herët që kryebashkiaku lëshon gojën në mënyrë të rëndomtë e vulgare, duke përmendur organet gjenitale. Po ashtu, Veliaj i drejtohet edhe Sulejman Memës, një figurë e njohur e futbollit shqiptar dhe kandidat për kreun e kësaj shoqate, duke i kërkuar ‘llogari’ se si ka mundësi që Duka i ka marrë burrërinë.

Kjo audio i është vënë në dispozicion Prokurorisë, kësaj herë nga FSHF, ku Duka pretendon se ndaj tij po ushtrohet presion politik. Edhe pse audio është bërë virale e të gjithë kanë dëgjuar për çfarë bëhet fjalë, Veliaj e ka kaluar me një shpjegim akoma më të pabesueshëm: Ishte një bisedë mes çunash!

Lufta mes palëve duke se sapo ka nisur, e me ritmet e “ndeshjes” mund të kalojë edhe me kohës shtesë!

LAJMI KRYESOR: ‘Lufta’ zhvendoset në Prokurori / Erion Veliaj e kallëzon, Duka i nxjerr AUDION +18

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport fshf fshf

Sondazh

Poll