Sport

Adriano nuk ndalet me bëmat e tij, ja çfarë i ka ndodhur ish-sulmuesit të Interit

24 Janar 2022, 19:08 Nga DOSJA
Adriano nuk ndalet me bëmat e tij, ja çfarë i ka ndodhur

ITALI– A ju kujtohet Adriano? Ish-futbollisti i Interit, dikur i njohur si një nga lojtarët më premtues në futbollin europian dhe brazilian, u ndalua nga policia teksa ngiste makinën e tij në Rio de Zhaneiro.

Policia braziliane mundi të verifikonte që patenta e Adrianos kishte skaduar. Ata gjithashtu i kërkuan brazilianit të bënte një test alkoli, por ish-lojtari refuzoi dhe sipas mediave lojtari është arrestuar.

Për këto kundërvajtje, Adriano do të duhet të paguajë të paktën një gjobë dhe rrezikon deri në 12 muaj ndalim drejtimi, e cila mund të dyfishohet në rast të përsëritjes së kundërvajtjes.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport adriano inter adriano inter

Sondazh

Poll