Sport

Erion Veliaj dështon të marrë futbollin, Alimehmeti kryetar i Shoqatës së Tiranës

24 Janar 2022, 16:23 Nga DOSJA
Erion Veliaj dështon të marrë futbollin, Alimehmeti kryetar i

TIRANË-Kanë përfunduar zgjedhjet në Shoqatën Rajonale të Futbollit në Tiranë. Pasi Asambleja nisi me praninë e medias, më pas kamerat u larguan teksa siç mësohet në fund të votimit u zgjodh Krenar Alimehmeti në krye.Janë 44 vota pro për Krenar Alimehmetin, ish-kapitenin e Tiranës e bënë fitues në këtë garë kundrejt 2 votave kundër. Ndërkohë, vlen të theksohet se kandidati Eduart Prodani u largua nga ambientet e Shtëpisë së

Futbollit para se të mbahej procesi i votimit, pasi kontestoi numrin e delegatëve me të drejtë vote.Për zgjedhjet në Shoqatën rajonale të Futbollit në Tiranë, ka pasur tension të madh ditët e fundit, teksa vetëm mbrëmjen e djeshme kreu i bashkisë, Erjon Veliaj mblodhi delegatët me të drejtë vote dhe u bëri presion të votojnë në favor të Eduart Prodanit.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport erion veliaj fshf krenar alimehmeti erion veliaj fshf krenar alimehmeti

Sondazh

Poll