Sport

Zgjedhjet në SHRF, Shakohoxha: Mashtrim, po trukohen, po mund të shkohet në gjyq

24 Janar 2022, 17:07 Nga DOSJA
Zgjedhjet në SHRF, Shakohoxha: Mashtrim, po trukohen, po mund të

TIRANË– Zgjedhjet për kreun e Shoqatës së Futbollit Tiranë janë konsideruar një mashtrim nga kandidati për president të Federatës Shqiptare të Futbollit, Dritan Shakohoxha. I ftuar në “Sport neës”, Shakohoxha tha se në mbledhje ishin njerëz që nuk kishin lidhje me futbollin. Ai tha më tej se po provohet që të trukohen zgjedhjet, por që mund të përfundojnë në gjykatë. 

“Po provohet të trukohen zgjedhjet. Sot u bë një mashtrim shumë i shëmtuar. Në mbledhje ishin njerëz që s’kishin lidhje me futbollin. Kjo është hera e parë që na jepet lista e delegatëve. Lista të trukuara, pse kanë frikë nga vota? Kudo kanë bërë trukime, zero transparencë. Vendimi që u mor sot ishte nul. Se bën dot hapur manipulimin, se do shkosh në gjykatë. Në fillim do i drejtohemi anëtarëve tanë. Loja e futbollit në Shqipëri ka humbur fair play. Mesazhi i fundit është pse ka frikë FSHF që të publikojë emrat e kandidatëve? Qe të luftojë fair play me votë?”- tha Shakohoxha. 

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport dritan shakohoxha dritan shakohoxha

Sondazh

Poll