Sport

Simeone gati ti thotë lamtumirë Atletico Madrid, trajneri shikon drejt Italisë

24 Janar 2022, 20:31 Nga DOSJA
Simeone gati ti thotë lamtumirë Atletico Madrid, trajneri shikon drejt

SPANJË– Pas më shumë se 10 vitesh, Diego Simeone mund të  largohet nga Atletico Madrid. Duke folur në prezantimin e serialit për karrierën e tij “Simeone – Vivir partido a partido” që do të transmetohet në Amazon, Cholo foli për të ardhmen e tij dhe se kur do të largohet nga Atletico Madrid, për të shkuar në Italia ty ku nisi karrierën si trajner me Catanian dhe për më tepër, bëri histori si futbollist prej vitesh me fanellën e Lazios dhe Interit.

“Herët a vonë do të më duhet të largohem nga Atletico Madrid, sepse në jetë ka një fillim e një mbarim. Shpresoj që kur të arrijë ndarja, të jetë rezultat i një vendimi të përbashkët. Është e qartë se për mua ky klub ka qenë, është dhe do të jetë gjithmonë i veçantë.

Kam kujtime të mrekullueshme nga futbolli italian, gjithashtu jam rritur shumë si burrë. Do të doja të kthehesha atje në të ardhmen si trajner. Ka ekipe të mëdha në Serie A dhe ka një nivel të mirë”.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport atletico madrid diego simeona atletico madrid diego simeona

Sondazh

Poll