Sport

Frikë në shtëpinë e ish-fituesit të “Topit të Artë”,arrestohen dy hajdutët shqiptarë

24 Janar 2022, 18:49 Nga DOSJA
Frikë në shtëpinë e ish-fituesit të “Topit

ITALI– Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane pasi janë kapur në tentativë për të grabitur banesën e ish-mesfushorit të Milanit Gianni Rivera.

Mësohet se grabitësit ishin pajisur me një aparaturë që nxjerr flakë dhe përdoret për të shkrirë metal, në mënyrë që të hapnin kasafortën, ku Rivera mbante të gjitha sendet me vlerë. Ata ja dolën të largoheshin nga shtëpia, por u arrestuan nga policia më vonë.

Grabitësit kishin marrë një trofe të kurorës së artë, një pllakë të klubit të Milanit, fanellën origjinale me numër 11 të Ibrahimovic dhe një pllakë të Ligës Kombëtare Amatore që iu dha ish- djaloshit të Artë të futbollit italian. Po ashtu edhe një shumë prej 6,345 eurosh.

Tashmë dy shqiptarët do të kthehen në sallën e gjyqit në shkurt. Për ish-futbollistin dhe bashkëshorten e gruaja e tij, megjithatë, një frikë e madhe.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport gianni rivera milan gianni rivera milan

Sondazh

Poll