Sport

Klubi i Premier League kërkon Brojën, nis bisedimet për ta transferuar në janar

24 Janar 2022, 18:13 Nga DOSJA
Klubi i Premier League kërkon Brojën, nis bisedimet për ta

ANGLI- West Ham po planifikon të transferojë Armando Brojën në merkaton e janarit, pavarësisht se Southampton dëshiron të mbajë në skuadër sulmuesin shqiptar.20-vjeçari ka impresionuar gjatë periudhës së tij me “shenjtorët”, duke shënuar pesë gola në 18 ndeshje në Premier League.

Klubi i West Ham po monitoron nga afër Brojën këtë sezon dhe mund të bëjë një ofertë Chelsea-t.Drejtori sportiv, Rob Neëman ishte në stadium ku Broja shënoi në takimin ndaj Brentford dhe paraqitja e sulmuesit i ka bërë përshtypje.

Ëest Ham mund të nisë bisedimet menjëherë edhe për çështje konkurrence sepse Southampton nga ana tjetër kërkon të bisedojë me numrin një  të Chelseat, Granovskayan për të rinovuar huazimin e sulmuesit shqiptar me opsionin për ta blerë kartonin.Chelsea ndërkohë po mendon për këtë operacion dhe në fakt e vlerëson 20 mln paund kartonin e Armando Brojës.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport broja west ham broja west ham

Sondazh

Poll