Politike

Opozita paralajmëron protestë nesër, Kuvendi i miraton LSI-së kërkesën për interpelancë me Denajn

20 Shkurt 2019, 10:50 Nga DOSJA
Opozita paralajmëron protestë nesër, Kuvendi i miraton

TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar rendin e ditës për senacën e nesërme, seancë në të cilën opozita ka lajmëruar se nuk do të marrë pjesë pasi ka marrë vendimin që të djegë mandatet e deputetëve.

Në dokumentin zyrtar të publikuar në faqen e Kuvendit, në rend dite janë disa projektligje, por dhe interpelanca urgjente e thirrur nga LSI, me ministren e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj, e cila ishte parashikuar që të mabhej që në datën 4 shkurt.  

Pika e dytë e rendit të dytë thotë “Interpelancë urgjente me Ministren e Financave dhe Ekonomisë, kërkuar nga kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Petrit Vasili (Rregullore, nenet 96 dhe 97)”.

“Bazuar ne nenin 97 te Rregullores se Kuvendit te Shqiperise, kerkojme interpelance urgjente me ministren e financave Znj.Anila Denaj pasi Dega e thesarit Skrapar prej disa ditesh, ne kundershtim me çdo akt ligjor dhe nenligjor ka bllokuar veprimtarine financiare si me poshte: Furnizim me ushqim te konvikteve. Furnizimin me ushqim te çerdheve. Furnizimi me ushqim i qendres se femijeve me aftesi te kufizuar. Pagat e punonjesve. Si dhe ka bllokuar e çdo sherbim ndaj komunitetit. Pyetje drejtuar ministres: Dega e thesarit Skrapar duhet te bllokoje te gjithe veprimtarine financiare apo duhet te procedoje me 1/12 te buxhetit te saj?”, ka qenë kjo kërkesa e LSI (Lexo këtu) për interpelancë, e cila është shtyrë disa herë nga ana e minsitres së Financave.

Lëvizja Socilaiste për Integrim, ka kërkuar interpelancë në lidhje me çështjen e buxhetit të Bashkisë Skarapar, që mbahet ende i bllokuar. Kreu i Bashkisë, Nesim Spahiu, në një deklaratë për mediat ditën e hënë u shpreh se  bashkia ka mbyllur disa aktivitete të saj (Lexo këtu) pasi sipas tij qeveria ka bllokuar buxhetin e bashkisë.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike anila denaj interpelanca per skraparin seanca plenare 21 shkurt 2019 anila denaj interpelanca per skraparin seanca plenare 21 shkurt 2019

Sondazh

Poll

Politike 20 Shkurt 2019, 08:26

Mesazhi që Paloka i jep Ramës me një foto-montazh

Deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka ka sjellë edhe njëherë në vëmendje rrëzimin e bustit të diktatorit Enver Hoxhës.  Paloka është shprehur se rrëzimi i k...