Politike

Rritja e çmimeve/ Jorida Tabaku kërkon dëgjesë në komision me Ministrinë e Finacave

24 Janar 2022, 11:42 Nga DOSJA
Rritja e çmimeve/ Jorida Tabaku kërkon dëgjesë

TIRANË– Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ngritit në komisionin e ekonomisë një nga shqetësimet kryesire të qytetarëve, rritjen e çmimeve. Ajo tha se rritja e çmimeve dhe e inflacionit po varfërojnë më shumë njerëzit dhe se përgjegjëse kryesore është qeveria me politikat e saj të gabuara. Tabaku solli si shembull taksat e rritura ketë vit për fermerët.

“Rritja e taksave për fermerët në fund të 2021 ka sjellë dhe rritjen e çmimeve të produkteve bujqësore! Sot fermerët janë duke dështuar dhe duke hedhur produktin e tyre sepse rritja e taksave po ndikon drejtë për drejtë në punën e tyre!”- tha Tabaku.

Nënkryetarja e PD kërkoi një dëgjesë me Ministrinë e Financave për situatën e rritjes së çmimeve dhe efektin e politikave fiskale tek qytetarët, të cilat ndjojnë në varfërimin e mëtejshëm.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike jorida tabaku komisioni i financave 24 janar 2022 jorida tabaku komisioni i financave 24 janar 2022

Sondazh

Poll