Politike

VD-Rama: Këshillimi Kombëtar përfundon në shkurt, po u shkon me postë formulari

24 Janar 2022, 09:30 Nga DOSJA
VD-Rama: Këshillimi Kombëtar përfundon në shkurt, po u shkon

TIRANË– Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se Këshillimi Kombëtar do të përfundojë në muajin shkurt. Kreu i PS-së tha gjatë mbledhjes së grupit parlamentar se formulari u ka mbërritur rreth 23 mijë qytetarëve mirëpo shpërndarja do të vijojë deri më 22 shkurt. Rama shton se ky proces bazohet në anonimatin e qytetarëve dhe synon shmangien e gjërave të ngjashme me skandalin e publikimit të të dhënave.


Për objektivat dua që të flas disa fjalë duke nisur nga Këshilli Kombëtar, praktika e re bashkëqeverisjes që do ta kthejmë në një praktike. Ka pak ditë që ka nisur procesi i shpërndarjes me postë të formularëve. U ka arritur 23 mijë qytetarëve, por do të vendosen edhe në pika publike. Shpërndarja do të bëhet deri më 22 shkurt, e do t’i dërgohet çdo familje shqiptare. Është proces që bazohet në anonimatin e qytetarëve për të shmangur ndonjë gjë të ngjashme me skandalin e publikimit të të dhënave. Dua të theksoj se hapja e këtij procesi për të cilin na mjaftojnë kartonat në Kuvend ka një domethënie të qartë, por edhe të madhe. Ky proces kërkon që të dëshmojë se për vendimet nuk mjafton vetëm bindja jonë, por duhet edhe opinioni i gjërë. Duhet zgjerimi i harkut të llogores së kampi tonë partiak. Japim një mundësi të re për të ndarë njerëzit në llogore, ndarje partiake, por duke bashkuar zemrat e duke bashkuar mendjet. I japim edhe një shans të ri politikës që ka lindur si mundësia e vetme që kanë njerëzit për të zgjidhur probleme. Kërkoj që të angazhohemi seriozisht duke dalë nga rrathët e mbyllur të partisë tonë për të krijuar rathë debati një pas një në të gjithë radhën e pyetsorit. Siç e thashë shpërndarja e plotë e pyetsorit parashihet deri më 22 shkurt, që e bën realist nxjerrjen e objektivave në javën e fundit të marsit, apo të parë të prillit. Kohë që përkohen edhe me Kongresin. Këtë edhe me ministrinë vendosëm që të shtyjmë edhe për shkak të pandemisë së koronavirusit. Nuk do të hedhim asnjë hap të nxituar për këtë arsye. Ne duhet të mësojmë sa më shumë nga kjo herë e parë në mënyrë që vitin e ardhshëm që ta parashikojmë si kohë.’- tha Rama.

LAJMIKRYESOR: 6 marsi/ Rama porosit deputetët: S’ka mitingje,as politikë! Qani hallet me njerëzit. Presidenti? E zgjedhim vetë, s’dimë me kë PD të flasim!

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama rama me grupin parlamentar edi rama rama me grupin parlamentar

Sondazh

Poll