Politike

VD-Zgjedhjet e 6 marsit, Rama: Ne jemi nga njëra anë, të tjerët zihen për brava

24 Janar 2022, 09:45 Nga DOSJA
VD-Zgjedhjet e 6 marsit, Rama: Ne jemi nga njëra anë, të

TIRANË– Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se në zgjedhjet e 6 Marsit do të ketë luftë për mbijetesë politike. Kreu i PS-së tha se demokratët do të kenë në zgjedhje tre lider, një non grata e një tjetër jo. Rama shtoi se rraqet do të hidhen mbi njëri-tjetrin mirëpo PS duhet që të shohe punën e vet.


Nga njëra anë ne 6 kandidatë që ofrojnë një mundësi zgjedhje, nga ana tjetër ata që luftojnë për mbijetesën politike të 2 apo 3 udhëheqësve partiake. Nga njëra anë ne, me të mirat e të metat tona, nga ana tjetër ata me bravat, varetë, trastat me dekorata, për të provuar forcat mes tyre. 2 PD, njëra më e madhe se tjetra, e një tjetër më e madhe se të dyja. Tre lider, njëri grata, tjetri non grata, tjetri me të dyja bashkë. Kjo është oferta për demokratët dhe demokratet edhe për të gjithë ata që fatkeqësisht dhe gabimisht e quajnë veten mes këtyre tre popujve. Populli është i qartë për gjithçka sheh. Në emër të këtyre popujve do të thirren 6 fushata për t’i kërcyer në kurriz njëri-tjetrit. Tamam si në atë lojën e vjetër, sa gishta ka këtu. Rraqe do të hidhen mbi njëri-tjetrin ne duhet që të shohim punën tonë. Derë më derë. Me kujdesin më të madh për të mos promvuar turizmin elektoral.’- tha Rama.

LAJMIKRYESOR: 6 marsi/ Rama porosit deputetët: S’ka mitingje,as politikë! Qani hallet me njerëzit. Presidenti? E zgjedhim vetë, s’dimë me kë PD të flasim!

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama rama mbledh grupin parlamentar edi rama rama mbledh grupin parlamentar

Sondazh

Poll