Politike

Kush do jetë presidenti i ri? Rama: Do e gjejmë mes nesh, nuk do të bjerë nga qielli

24 Janar 2022, 09:52 Nga DOSJA
Kush do jetë presidenti i ri? Rama: Do e gjejmë mes nesh, nuk do

TIRANË– Presidenti i vendit duket se do të zgjidhet sërish nga Edi Rama. Kreu i qeverisë, Edi Rama në një konferencë për shtyp nga Kuvendi, duket se është i vendosur që të gjejë një pasues për presidentin Ilir Meta. Edhe për këtë pikë, Rama shtoi se duhet gjetur mënyra për të marrë mendimin e qytetarëve, ndërkohë që opozitën në asnjë moment nuk e përmend. Mesa duket edhe kreun e shtetit ka vendosur që ta zgjedhë vetë, e të vendosë një përson që i intereson.


“Në prill do të duhet që të zgjedhim presidentin, e do ta zgjidhë ky grup. Do na duhet që të punojmë me opozitën parlamentare, por duhet të mendojmë si të këshillohemi me qytetarët edhe për këtë çështje. Pas një serie personazhesh që e kanë degraduar figurën e presidentit, ne kemi përgjegjësinë që t’i japim popullit një njeri qytetar normal. Nuk do të bjerë nga qielli, do e gjejmë mes nesh, në terriorin e Republikës. Apo në territorin shpirtëror të vendit të kombit tonë. Ti japim asaj zyre qetësinë e nevojshme që në 5 vite të ketë një njeri normal. Një figurë moralisht dhe profesionalisht normale. Prandaj unë do ju lutesha të gjithëve që të mendojmë në kërë sens, dhe kushdo që ka një ide sesi mund të organizohemi, ta ndajë me drejtuesit e grupit”,”-tha në fjalën e tij Rama.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama rama mbledh grupin parlamentar edi rama rama mbledh grupin parlamentar

Sondazh

Poll