Politike

‘Po flisja me këta të foltores’/Plas gallata te ‘Ligjet’,Gjiknuri thumbon demokratët

24 Janar 2022, 11:19 Nga DOSJA
‘Po flisja me këta të foltores’/Plas gallata te

TIRANË – Mbledhja e Komisionit të Ligjeve, të thirrur sot nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, është shoqëruar me përplasje mes deputetëve demokratë dhe përfaqësuesve të mazhorancës.

Në momentin kur ministri Manja po prezantonte ligjin për noterinë, në sallë ka pasur një moment interesant, ku nuk kanë munguar as batutat mes deputetëve të pranishëm.


Pasi ministri Ulsi Manja, mbaroi fjalën e tij, nënkryetarja e Komisionit, Dhurata Çupi nisi të drejtojë pyetje ndaj këtij të fundit. Por në këtë moment deputetët nuk ishin shumë të vëmendshëm, ndërsa kryetarja Klotilda Bushka kërkoi që të mbahej qetësi.

“Më falni a mund ta dëgjojmë zonjën Çupi”, tha Bushka.

Në këtë moment ishin duke folur Oerd Bylykbashi dhe Damian Gjiknuri. “Ndjesë, po flisja me këta të foltores”, tha Gjiknuri, duke shkaktuar të qeshura mes deputetëve të opozitës dhe maxhorancës.

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike damian gjiknuri dhurata cupi ulsi manja damian gjiknuri dhurata cupi ulsi manja

Sondazh

Poll