Politike

VD-‘Mos u degradoni’/ Rama-socialistëve: Mos të kthejmë Bashkitë në rraqe

24 Janar 2022, 10:09 Nga DOSJA
VD-‘Mos u degradoni’/ Rama-socialistëve: Mos të

TIRANË– Kryeministri Edi Rama këshilloi socialistët në mbledhjen e grupit parlamentar të tij që të mos degradohen dhe të përmbahen në komisionet parlamentare. Kreu i PS-së tha se në zgjedhjet e pjesshme vendore do të ketë kandidatë nga më të ndryshëm, duke i cilësuar si bravaxhinjtë, qysqinxhinjtë apo trastagjintë. Ai shtoi se rraqet do hidhen mbi njëra tjetrën duke i kthyer 6 bashkitë në rraqe, mirëpo Partia Socialiste do të shikojë punën e tyre.


‘Populli i 11 dhjetorit, poulli i 18 dhjetorit dhe populli i 2 marsit, që merr jetë mes të parit dhe të dytit. Kjo është oferta për demokratët dhe demokratet, dhe ata që e quajnë veten pjesë të tyre, ndërkohë që populli shqiptar është i qartë për gjithçka sheh. Dhe në emër të këtyre 2 popujve do thirren në 6 fushata të gjithë bravaxhinjtë, qysqinxhinjtë dhe trastagjintë, për t’i kërcyer mbi kurriz njëri tjetrit. Si në atë lojën e vjetër, në oborret e shkollave ‘ rraqe rraqe kiko sa gishta janë këto’. Ndërsa rraqet do hidhen mbi njëra tjetrën duke i kthyer 6 bashkitë në rraqe, duhet të shohim punën tonë. Jo mitingje, jo grumbullime masive në salla të mbyllura, por punë kokë më kokë me njerëzit, për të treguar më kokën lart cfarë kemi bërë mirë dhe me kokën ulur cfarë duhet të korrigjojmë. Ku ishin qysh se mbaruan zgjedhjet, jo të gjithë janë njësoj, një pjesë kanë vijuar të mbajnë kontakte por një pjesë tjetër duhet t’i shfrytëzojnë këto kontakte.

Rama u dha porosi që të mos degradojnë me termat ‘kush je ti e kush jam unë’ pasi nuk u ndihmon aspak në përmirësimin e politikës në sytë e njerëzve.

‘Së fundi, një vërejtje, të gjithë duhet të përmbahen e të përmbajnë njëri-tjetrin në komisionet parlamentare për të mos lejuar që puna në sy të publikut me orë të tëra dhe përballë provokatorësh e agjitatorësh të mirëstërvitur, por së fundi edhe pak të lajthitur, për shkak të shpërthimit të bravave e vareve, të degradojë në “kush je ti, e kush jam unë”. Ka pasur dy apo tre raste, të cilat kanë qenë për të ardhur keq, të cilat nuk na ndihmojnë fare që ta përmirësojmë sadopak pozicionin e politikës në sytë e njerëzve‘- tha Rama.

LAJMIKRYESOR: 6 marsi/ Rama porosit deputetët: S’ka mitingje,as politikë! Qani hallet me njerëzit

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama rama mbledh grupin parlamentar edi rama rama mbledh grupin parlamentar

Sondazh

Poll