Politike

Vakanca në Gj.Kushtetuese/KLP letër reference KED-së për Tartar Bazen: Profesionist!

24 Janar 2022, 10:07 Nga DOSJA

TIRANË – Disa anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, mes të cilëve edhe Alfred Balla dhe Bujar Sheshi, u kanë nisur një letër Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, me një propozim përsa i përket vendit vakant të krijuar në Gjykatën Kushtetuese. Në letrën e firmosur nga tetë anëtarë të KLP-së, ata sugjerojnë emrin e kolegut të tyre, Tartar Bazaj.

Sipas letrës së dërguar në KED, anëtarët e KLP shprehen se Tartar Bazaj ka pasur gjatë këtyre viteve një performancë maksimale, ndërsa shtojnë se është një individ me potenciale të mëdha akademike dhe njeri profesionist, i cili disponon aftësi të veçanta, një shpirt kritik, punëtor dhe një shkallë të lartë integriteti.

Më tej, në këtë letër thuhet se Bazaj është një anëtar i spitakur i Këshillit për shkak edhe të përvojës së tij të gjatë dhe punës si gjyqtar dhe avokat.

Në letër, kolegët nuk ngurrojnë të përmendin as te qenurit e Bazajt edhe një njeri social, me vlera të larta qytetarie dhe me rreth të gjerë shoqëror, përveçse njër njeri me formim të lartë akademik dhe profesional. E për këto arsye, ato i kërkojnë KED-së që ta shqyrtojë kandidaturën e Tartar Bazajt për të plotësuar vendin vakant të krijuar në Gjykatën Kushtetuese.

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike alfred balla bujar sheshi ked klp tartar baze alfred balla bujar sheshi ked klp tartar baze

Sondazh

Poll