Politike

VD-Rama shpall OBJEKTIVAT: Do ti fitojmë të 6 bashkitë, pjesëmarrje dhe garë serioze

24 Janar 2022, 09:52 Nga DOSJA
VD-Rama shpall OBJEKTIVAT: Do ti fitojmë të 6 bashkitë,

TIRANE- Kryeministri Edi Rama iu kërkoi sot të gjithë deputetëve të grupit parlamentar të Partisë Socialiste që të përveshin mëngët për të fituar të 6-a bashkitë për të cilat PS-ja do të hyjë në garën e 6 marsit. Në fjalën e tij para deputetëve, Rama tha se PS do ti fitojë të 6-a bashkitë ndërsa foli edhe për opozitën që e quajti të përçarë, ndërsa një mesazh e pati edhe për presidentin Ilir Meta për të cilin tha se ka marrë peng presidencën.


“E mban Presidencën peng. Do e përmbushim me seriozitet garën. Në 6 njësi vendore të zgjidhen kandidat të PS. Për fushatën përkatëse do organizohemi sa më mirë por pa lënë pas dore angazhimet e tjera. Duke mos e humbur fokusin nga Këshillimi Kombëtar. Forcat në këto bashki do jenë vendore, deputetët dhe drejtuesit politik. Duhet të jenë mesazhe të lidhura me hallet në këto bashki. Sa më pak politikë në këto zgjedhje aq më mirë se politikisht panorama e këtyre zgjedhjeve është e qartë për të gjithë. Ne kemi ofertë dhe në anën tjetër kundërshtarët. Në 6 sheshe për 12 përsheshe. Ato luftojnë për mbijetesën politike të dy udhëheqësve këtu në Tiranë që s’kanë lidhje me ato qytetet.”-tha Rama.

Më tej, kryeministri sulmoi opozitën duke thënë se: Presidenti ka marrë me radhë varret, trastat me dekorata. Të gjithë kundër të gjithëve. Hipur mbi shpinën e anëtarësive. Dy parti të PD. Njëri grata tjetri non grata dhe i treti të dyja bashkë. Tre popuj i 11 dhjetorit 18 dhjetorit dhe i 2 marsit. Që merr jetë nga sherret mes të parit dhe të dytit.

(f.g/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama zgjedhjet e pjesshme lokale 6 mars edi rama zgjedhjet e pjesshme lokale 6 mars

Sondazh

Poll