Politike

Zgjedhjet e pjesshme/Celibashi:Partitë afat deri nesër për anëtarë/sekretarët e KZAZ

24 Janar 2022, 10:53 Nga DOSJA
Zgjedhjet e pjesshme/Celibashi:Partitë afat deri nesër për

TIRANË – Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, me anë të një njoftimi në rrjetin social ‘Twitter’ ka bërë me dije se partitë politike që kanë të drejtë të paraqesin anëtarë dhe sekretarë në KZAZ për zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie, duhet të sjellin propozimet e tyre në KQZ brenda datës 25 janar 2022.

Sipas Celibashit, pas paraqitjes së këtyre emrave, Komisioneri do të miratojë përbërjen e KZAZ-ve jo më vonë se data 27 janar 2022.

#zgjedhje6bashki pic.twitter.com/ETuFJV32gr

— Ilirjan Celibashi (@ICelibashi) January 24, 2022

Njoftimi i plotë i Celibashit në Twitter:

“Jo më vonë se data 25 janar 2022. partitë politike që kanë të drejtë të paraqesin anëtarë dhe sekretarë në KZAZ për zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie, duhet të sjellin propozimet e tyre në KQZ. Komisioneri miraton përbërjen e KZAZ-ve jo më vonë se data 27 janar 2022”, shkruan në reagimin e tij kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi.

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ilirjan celibashi zgjedhjet e 6 marsit ilirjan celibashi zgjedhjet e 6 marsit

Sondazh

Poll