Politike

Zgjedhjet në 6 bashki, Rama jep ‘porositë’ e fundit: Qani hallet, sa më pak politikë

24 Janar 2022, 09:38 Nga DOSJA
Zgjedhjet në 6 bashki, Rama jep ‘porositë’ e fundit: Qani

TIRANË– Kryeministri Edi Rama dha ditën e sotme porositë e fundit për zgjedhjet e pjesshme lokale që do të zhvillohen në 6 Mars. Në mbledhjen e grupit parlamentar, Rama tha se si grup kanë një objektiv të ri, që të kenë fokus në Këshillimin Kombëtar. Kreu i PS-së shtoi se mesazhet e tyre duhet të jenë të lidhura me hallet e qytetarëve dhe të bëjnë sa më pak politikë.

‘Ndërkohë një objektiv i ri është shfaqur papritur para nesh, zgjedhjet e pjesshme lokale. Sigurisht që do ta përmbushim me seriozitet pjesën tonë që në 6 njësi vendore të zgjidhen kandidatët e partisë, por nuk do të lëmë pas dore asnjë gjë tjetër, pa humbur fokusin tek Këshillimi Kombëtar. Mesazhet tona duhet të jenë thuajse tërësisht të lidhura me hallet. Sa më pak politikë në këto zgjedhje. Politikisht panorama e këtyre zgjedhjeve është e qartë për të gjithë. Nga njëra anë ne, nga ana tjetër kundërshtarët. 6 sheshe, 12 përsheshe. Varet si do të rreshtohen.’- tha Rama.

LAJMIKRYESOR: Mblidhet grupi parlamentar i Partisë Socialiste

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama rama mbledh grupin parlamentar edi rama rama mbledh grupin parlamentar

Sondazh

Poll