Aktualitet

Bëni KUJDES! Nesër dita më e acartë, sinoptikania: Nga e mërkura tërhiqet i ftohti

24 Janar 2022, 11:03 Nga DOSJA
Bëni KUJDES! Nesër dita më e acartë, sinoptikania: Nga e

TIRANË– Sinoptikania Lajda Porja deklaroi ditën e sotme se nesër do të jetë dita më e acartë e këtij muaji. Në një lidhje  “Skype” për News24, Porja tha se temperaturat në zonat malore do të shkojnë deri në minus 17 gradë celsius, ndërsa në Tiranë pritet të zbresë deri në minus 5 gradë. Sipas sinoptikanes, vala e të ftohtit pritet të tërhiqet nga Shqipëria ditën e mërkurë, ku moti do të vijojë i kthjellët dhe me temperatura normale për muajin janar.

“Temperaturat me ulje janë kryesisht në Qarkun e Dibrës dhe Korçës. Kryeqyteti ka shënuar minus 3 ose 4 gradë, që nuk është ndonjë temperaturë. Tirana edhe nesër me rezerva nuk shkon më shumë se minus 5, ku parashikohet të jetë edhe dita më e ftohtë e këtij acari. Zonat më të ftohta janë Qarku i Elbasanit dhe Beratit, ku priten temperatura deri në minus 8 gradë, ndërsa më problematike janë zonat malore, ku temperaturat minimale e maksimale janë në minus, ku flasim për deri në minus 17 gradë.Ka një tërheqje të valës së të ftohtit ditën e mërkurë, ku pritet një rritje e temperaturave, dhe mbeten minus 5-6 në zonat malore. Aktualisht temperaturat janë 10-11 gradë më të ulëta se zakonisht në janar. Pas të mërkurës, deri të premten, pritet që moti të jetë i kthjellët. E premtja parashikohet të sjellë shumë pak reshje dëbore të dobëta në zonat malore. Duhet thënë që janari mbyllet i thatë me reshje shumë të pakta dhe temperatura 2-3 gradë më të ulëta se ç’duhet të jenë”, tha sinoptikania.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll