Aktualitet

Zhduket 80-vjeçari në Dibër, familja kërkon ndihmë për gjetjen e tij

24 Janar 2022, 09:07 Nga DOSJA
Zhduket 80-vjeçari në Dibër, familja kërkon ndihmë

DIBËR– Policia është në kërkim të një 80-vjeçari i cili ka humbur kontaktet me familjen. Ka qënë djali i të moshuarit me inicialet S.XH, i cili ka deklaruar se i ati është larguar nga banesa në datë 15 janar dhe nuk është kthyer me. Policia shton në informacionin e shpërndarë se i moshuari vuan nga skleroza. Policia ka nisur kontrollet për gjetjen e të moshuarit.

NJOFTIMI:

Nga shërbimet e Postës së Policisë Shupenzë, është bërë shpallja në kërkim policor e shtetasit S. Xh., 80 vjeç, banues në Shupenzë, pasi djali i tij shtetasi J. Xh., ka deklaruar se babai i tij është larguar nga banesa që me datë 15.01.2022, dhe nuk është kthyer më. Sipas shtetasit J. Xh., babai i tij vuan nga skleroza.Shërbimet e policisë vijojnë kontrollet për gjetjen e tij. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Dibër për veprime të mëtejshme.Në rast se dikush ka informacion për shtetasin e lartëpërmendur telefononi në nr 112 ose në nr 0694110216.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet diber zhduket i moshuari ne diber diber zhduket i moshuari ne diber

Sondazh

Poll