Aktualitet

Qytetarët bllokojnë rrugën në Morinë! Kundërshtojnë masat: Të hiqet barrierat

24 Janar 2022, 08:09 Nga DOSJA
Qytetarët bllokojnë rrugën në Morinë!

KUKËS– Protesta në doganën e Morinës për shkak të masave anti-COVID që ka vendosur qeveria e Kosovës, për të kaluar kufirin ka sjellë bllokim të rrugës. Protesta e paralajmëruar një ditë më parë, ka bërë bashkë qytetarë të Kukësit të cilët janë kundër vendimit që është marrë nga qeveria e Kosovës.

Qytetarët po protestojnë afër pikëkalimit kufitar Kosovë – Shqipëri në Morinë. Ata kërkojnë heqjen e masave kufizuese pasi tashmë për t’u futur në Kosovë duhen tri doza të vaksinës kundër Covid-19, ose dy doza dhe një test negativ PCR. Forcat e policisë tentojnë të negociojnë me qytetarët që e kanë bllokuar rrugën.

Qeveria e Kosovës ka miratuar ditë më parë masat e reja anti-COVID dhe do të zgjasin deri më 4 shkurt 2022.  Sipas masave në fuqi, personat që futen në territorin e Kosovës duhet të jenë të vaksinuar me tre dozat e vaksinës anti-COVID, por në rastet kur një qytetar ka vetëm dy doza do t’i duhet të paraqesë edhe një PCR negative të 48 orëve të fundit. Protestuesit do të kërkojnë heqjen e masave në mënyrë që të lehtësohet lëvizja.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Protesta/ BLLOKOHET rruga në kufi me Kosovën, qytetarët përplasen me policinë

Masat antiCOVID në Kosovë, qytetarët e Kukësit: Vetëm me popullin tonë ka pengesa

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet masat e kosoves proteste ne morine proteste ne morine 24 janar 2022 masat e kosoves proteste ne morine proteste ne morine 24 janar 2022

Sondazh

Poll