Aktualitet

Zgjedhjet e pjesshme, LSI: Të ngrihet shtabi elektoral në 6 Bashkitë

24 Janar 2022, 10:48 Nga DOSJA
Zgjedhjet e pjesshme, LSI: Të ngrihet shtabi elektoral në 6

TIRANË– Lëvizja Socialiste për Integrim ka nisur përgatitjen për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 Marsit.  Në një deklaratë, LSI bën me dije se kjo forcë politike ka nisur punën përsa i përket rolit që do të mbajë në zgjedhje. LSI thotë se shtabi elektoral i saj do të drejtohet nga koordinatori i qarkut dhe do të ketë në përbërje koordinatorin, kryesinë e forumit të gruas, rinor, delegatëve.

‘Shtabi Elektoral i LSI do të drejtohet nga Koordinatori Politik i Qarkut dhe do te përbehet nga: Koordinatori Politik i Qarkut, Kryesia e LSI-së në bashki, kryesia e forumit të gruas dhe kryesia e forumit rinor, Delegatës e Konventës Kombëtare, sipas bashkive respektive. Për rritjen e efikasitetit elektoral të Lëvizjes Socialiste për Integrim, udhëzoj ngritjen e shtabit elektoral në këto 6 bashki.”, thuhet në udhëzimin e Sektetarit të Përgjithshëm, Endrit Braimllari.

Qytetarët e Durrësit, Shkodrës, Dibrës, Lushnjës, Vorës dhe Rrogozhinës do t’ju drejtohet kutive të votimit më 6 mars për të zgjedhur kryetarët.

Cilat bashki janë pa kryetar?

Për momentin Shkodra është drejtohet nga një kryetare me mandat të përfunduar kushtetues, Voltana Ademi, e cila u rikthye në detyrë pas largimit të Valdrin Pjetrit. Dibra mbeti pa kryetar bashkia pasi Dionis Imeraj dha dorëheqjen. Durrësi ka Emirjana Sakon, pasi Valbona Sako u largua nga pozicioni i saj si kryebashkiake pas një gafe që bëri pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit. Kryebashkiaku Haxhi Memolla u nda nga jeta dhe për pasojë në krye të bashkisë së Rrogozhinës u komandua Edison Memolla. Lushnja pasi kryebashkiaku Fatos Tushe u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike lsi zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 lsi zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll