Aktualitet

6 marsi/ Rama porosit deputetët: S’ka mitingje,as politikë! Qani hallet me njerëzit

24 Janar 2022, 08:39 Nga DOSJA
6 marsi/ Rama porosit deputetët: S’ka mitingje,as politikë! Qani

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë porositë për deputetët socialistë lidhur me zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, por edhe në çështje të tjera “të nxehta” në jetën politike. Në fjalën e tij, Rama ka kërkuar nga socialistët që të takojnë qytetarët derë më derë, pa mitinge e grumbullime, duke kërkuar “qarje hallesh” e jo politikë nga të zgjedhurit e tij për të garuar në nivel lokal.

Sipas Ramës, socialistët duket se e kanë të lehtë fitoren, duke shtuar se përballë kanë disa palë politike që përplasen me njëra-tjetrën për mbijetesën e udhëheqësve. Edhe pse nuk e përmendi me emër, përmendi edhe presidentin Ilir Meta. Për këtë të fundit, kryeministri Edi Rama duket se i paralajmëroi shpalljen ‘non grata’, pasi e konsideroi si një lider edhe ‘grata’ edhe ‘non grata’. Po ashtu, kryesocialisti duket se ka nisur që të mendojë edhe për emrin e ri të kreut të shtetit pas shkarkimit të Metës.

Edhe në këtë proces duket se nuk do ta përfillë opozitën e vendit, pasi tha hapur se emrin do ta zgjedhin mes tyre, e se po mendojnë një mënyrë për të përfshirë edhe qytetarët për të dhënë mendimin e tyre për figurat që do të propozohen. Ndërkohë që opozitën e ka nxjerrë “jashtë loje” edhe pse u premtua bashkëpunim e dialog për çështje të mëdha që në fillim të sesionit parlamentar. Por duket se për Ramën ky premtim nuk qëndron pasi dhe situata mes Partisë Demokratike nuk e lejon dialogun me një palë tjetër. Kryeministri pretedon se është ‘konfuz’ cilës PD t’i drejtohet për bashkëpunim, ndaj zgjedhja më e mirë për të është që të mos i drejtohet fare.

Po ashtu, në fillim të mbledhjes Rama është ndalur tek procesi i Këshillimit Kombëtar me pyetësorin me 12 pyetje, duke bërë me dije se pjesëmarrja online ka shkuar në shifër në 23 456 qytetarët. Ndërkohë që paralajmëroi edhe vendosjen e pikave publike, që duhet të përfundojë deri më 22 shkurt për të nxjerrë një vendim final për shumë çështje.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

‘Mos u degradoni’/ Rama-socialistëve: Mos të kthejmë Bashkitë në rraqe

Kush do jetë presidenti i ri? Rama: Do e gjejmë mes nesh, nuk do të bjerë nga qielli

Rama shpall OBJEKTIVAT: Do ti fitojmë të 6 bashkitë, pjesëmarrje dhe garë serioze

VD-Zgjedhjet e 6 marsit, Rama: Ne jemi nga njëra anë, të tjerët zihen për brava

Zgjedhjet në 6 bashki, Rama jep ‘porositë’ e fundit: Qani hallet, sa më pak politikë

VD-Rama: Këshillimi Kombëtar përfundon në shkurt, po u shkon me postë formulari

(a.b,k.m./dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike edi rama rama mbledh grupin parlamentar edi rama rama mbledh grupin parlamentar

Sondazh

Poll